Kërcënimet ndaj ambsadorit të OSBE, Veliaj: Sulm vandal dhe frikacak

Publikuar tek: politike, më 17:53 12-05-2019 Kërcënimet ndaj ambsadorit të OSBE, Veliaj: Sulm vandal dhe frikacak

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dënuar aktet e kërcënimit ndaj kreut të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Bernard Borschard, ndodhur gjatë natës në ambientet e apartamentit të tij.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Veliaj e konsideron atë një sulm vandal dhe frikacak.

“Sulmi vandal ndaj ambasadorit gjerman të OSBE në Shqipëri nga disa frikacakë, në prag të presidencës sonë të OSBE është një njollë për ato parti politike të cilat përdorin dhunën për të kompensuar mungesën e votës. Kjo bie ndesh me normat tona të mikpritjes, ne jemi më të mirë se kjo!”, shkruan Veliaj.

Kujtojmë se gjatë mbrëmjes së djeshme persona të paidentifikuar shkruan me bojë në muret e banesës së ambasadorit Borschard mesazhin “Turp për ju”. Ky sulm erdhi pas deklaratës që bëri Prezenca e OSBE-së në Tiranë në lidhje me protestën e opozitës, ku dënoi dhunën në protesë.

3501e5f0-8bad-47df-876c-6fe937a14b2e.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013081073760986
array(1) { ["section"]=> string(73) "kercenimet-ndaj-ambsadorit-te-osbe-veliaj-sulm-vandal-dhe-frikacak-164014" }