Kërcënimi i Erdogan nëse SHBA njeh Jeruzalemin si kryeqytet i Izraelit: Prishim marrëdhëniet diplomatike

Publikuar tek: bota, më 19:43 05-12-2017 Kërcënimi i Erdogan nëse SHBA njeh Jeruzalemin si kryeqytet i Izraelit: Prishim marrëdhëniet diplomatike

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan kërcënoi me ndërprerje të marrëdhënieve diplomatike me Izraelin nëse presidenti amerikan, Donald Trump vazhdon me fushatën e tij për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të shtetit hebre.

“Zoti Trump, Jeruzalemi është një linjë e kuqe për myslimanët”, tha sot Erdogani në një fjalim para deputetëve të partisë së tij islamiko-konservatore ”Drejtësi dhe Zhvillim” (AKP) në parlament në Ankara.

“Kjo mund të arrijë aq larg sa të ndërpriten marrëdhëniet diplomatike me Izraelin”, tha Erdogani.

Nëse Trump-i do të vazhdojë me këtë lëvizje Erdogani u shpreh se do të thërrasë në Stamboll një samit të Organizatës së Baskëpunimit Islamik (OIC), në të cilin Turqia ka presidencën.

“Në këtë samit ne do të mobilizojmë të gjithë botën Islamike”, tha Erdogani.

Turqia ka vendosur lidhje diplomatike me Izraelin më shumë se 60 vite më parë, pavarësisht luhatjeve kryesisht për çështjen palestineze, raporton agjencia telegrafike shqiptare. Në nivel ndërkombëtar ka një konsensus uniform në lidhje me njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit, duke kërkuar që ky vendim të merret në një të ardhme kur izraelitët dhe palestinezët të arrijnë një marrëveshje përfundimtare paqeje.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012892007827759
array(1) { ["section"]=> string(110) "kercenimi-i-erdogan-nese-shba-njeh-jeruzalemin-si-kryeqytet-i-izraelit-prishim-marredheniet-diplomatike-102078" }