Kërcënimi i gazetares, reagon Unioni:Të dënohet kërcënuesi, në shoqëri nuk mund të lejohen mendësi terroristësh

Publikuar tek: aktualitet, më 09:51 04-06-2015 Kërcënimi i gazetares, reagon Unioni:Të dënohet kërcënuesi, në shoqëri nuk mund të lejohen mendësi terroristësh

Uninioni i Gazetarëve ka reguar pas kërcënimit të gazetëres së "Gazeta Shqiptare", Aurora Koromani. Unioni ju ka bërë thirrje autoriteteve të ndalojnë agresorin si dhe të  garantojnë  jetën dhe qetësië e gazetares.

“Unioni i Gazetarëve Shqiptarë është njohur me kërcënimin që kolegia jonë Aurora Koromani, reportere në "Gazeta Shqiptare", ka marrë nga një person, i cili ende nuk është ndaluar nga autoritetet policore të vendit. Kërcënimi ndaj koleges Koromani i përcjellë përmes rrjetit social fb, përbën një shantazh dhe kërcënim të hapur për gjithë gazetarët. Kjo është gjuha kriminale e personave me lidhje të dyshimta dhe të kaluar të perfolur. Guximi i elementëve të tillë për të kërcënuar gazetarët, për shkak dhe në krye të detyres, është sfidë ndaj shtetit ligjor dhe një shoqërie që nuk mund të ketë terren për ekstremistë dhe mendësi terroristësh”, thuhet në reagimin e UGSH.

Unioni ka kërkuar arrestimin dhe dërgimin para ligjit të autorit.

“UGSH kerkon nga autoritetet shteterore garantimin e plotë të jetës dhe qetësise së gazetares së kërcenuar dhe mundësimin e një jete e veprimtarie normale për të, në aktivitetin e përditshëm raportues. Kërkojmë me force nga organet e drejtësisë jo vetëm hetimin, por identifikimin dhe ndëshkimin ligjor të ketij personi apo të sivëllezërve të tij që guxojnë të kërcënojnë gazetarët për shkak të detyrës”, thuhet në deklaratë.

UGSH shpreh solidaritetin e plotë me kolegen dhe thekson se “në çdo moment është në mbrojtje të saj dhe të seicilit koleg që mund të përballet me kërcenime të tilla.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Goditet banda e trafikut të drogës dhe prostitucionit, kapen edhe 8 shqiptarë
Treni përplaset me makinën në fshatin Domje (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.012110948562622
array(1) { ["section"]=> string(115) "kercenimi-i-gazetares-reagon-unioni-te-denohet-kercenuesi-ne-shoqeri-nuk-mund-te-lejohen-mendesi-terroristesh-12654" }