Kërcënimi i gazetares Aurora Koromani që shkruan në ‘’Gazeta Shqiptare’’ me mesazhin në inbox-in e profilit të saj në ‘’Facebook’’, ‘’Do ta paguash’’, është raportuar edhe në mediet ndërkombëtare. Ato shkruajnë se gazetarja është kanosur nga ISIS-i.
Lajmi është publikuar në “New York Times’’, "Associated Press''‘’ABC News’’, “Daily Mail’’, etj
“Rreth 2/3 e shqiptarëve janë myslimanë. Dhjetra mendohet se janë duke luftuar në Siri, edhe pse krerët e besimeve fetare u kanë bërë thirrje për të mos u bashkuar grupeve rebele’’, shkruan NY Times.
Dje një videomesazh i ISIS-it është publikuar, ku kërcënohet Shqipëria dhe Ballkani me sulme ‘’Do vijmë dhe do i'u mbysim me lejën e Allahut’’, thuhet në mesazh.
Lajmi në 'NY Times''
Lajmi në ''DailyMail''