KËRCENIMI i opozitës parlamentare/ 'Rama dhe Basha të firmosin ç'të duan, marrëveshja zgjedhore NUK KALON në Kuvend, duhen 84 vota' (DEBATI)

Publikuar tek: politike, më 13:15 06-06-2020 KËRCENIMI i opozitës parlamentare/ 'Rama dhe Basha të firmosin ç'të duan, marrëveshja zgjedhore NUK KALON në Kuvend, duhen 84 vota' (DEBATI) Halit Valteri

Marrëveshja e arritur nga Këshilli Politik mbi Reformën Zgjedhore duket se nuk do të votohet në Kuvend nga deputetët e opozitës parlamentare.

I pari nga deputetët e opozitës parlamentare që doli kundër votimit të marrëveshjes ishte kreu i grupit parlamentar demokrat Myslim Murrizi, ndërsa të njëjtin qëndrim mbajti edhe ditën e sotme pas takimit në rezidencën e ambasadores Yuri Kim.

Pas Murrizit kundër kësaj marrëveshje të "Reformës Zgjedhore" ka dalë edhe deputeti Halit Valteri, i cili shprehet se nuk do të votojë pro pazareve, duke iu drejtuar kreut të PD-së Lulzim Basha.

"Qarte pastër bukur dhe pa gabime ! Ska votë pro pazareve Lyl", shkruan Valteri, ndërkohë që të shumta kanë qenë komentet në profilin e tij.

"Kam shum rrespekt per ty valter vetem se je vlla musliman por opozita juaj vlla nuk ka forc te ndryshoj asgje plus kesaj jeni te gjith te akuzuar sikur Ramovici ju bleu per te plotesuar karriget dhe fal kesaj Rama 2 qendron ne kembe ", is hkruan një komentues, ndërsa Valteri i replikon me fjalët: "Vlla nuk do kaloje kjo marveshje. Ki besim".

Për të miratuar Reformën e re Zgjedhore do të duhen 84 vota në Parlamentin e Shqipërisë, vota të cilat nuk mund të sigurohen vetëm nga mazhoranca, por do të duhet edhe bashkëpunimi i opozitës parlamentare.

Një tjetër komentues i thotë se votat do i blejë Lulzim Basha dhe Edi Rama nga deputetët e opozitës parlamentare, por Valteri i kthehet i bindur se nuk do ta lejojë këtë marrëveshje, duke vënë bast edhe me mandatin e tij.

"Ve bast me mandatin tim qe sdo lejohet te votohet kjo marveshja e mbremshme pa ndryshimet qe kemi kerkuar ne. Mbaje dhe ma plas fytyres nese ndodh ndryshe", shkruan deputeti Valteri.

Nuk dihet ende nëse deputetët e opozitës parlamentare do të binden për ta votuar këtë Reformë, apo do ta bojkotojnë, megjithëse kemin parë shumë raste kur deputetët "rrëshkasin" sa në një anë në një tjetër.

liti.JPGhalit_t.JPG

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095179080963135
array(1) { ["section"]=> string(140) "kercenimi-i-opozites-parlamentare-rama-dhe-basha-te-firmosin-c-te-duan-marreveshja-zgjedhore-nuk-kalon-ne-kuvend-duhen-84-vota-debati-209272" }