Policia e Lezhës ka vënë në pranga dy persona pasi kërcënuan një biznesmen se do t'i vrisnin djalin nëse nuk i jepte 25 mijë euro.
Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit:
-Dodë Gjoka, 37 vjeç
-Mark Cuku, 49 vjeç
Sipas policisë të dy të arrestuarit kanë kërcënuar për një kohë të gjatë biznesmenin me iniciale V.P se do t'i vrisnin djalin nëse ai nuk do ti jepte 25 mijë euro.
Biznesmeni ka njoftuar menjëherë policinë dhe ka inskenuar takimin për t'i dhënë paratë kërcënuesve dhe në atë moment policia ka bërë arrestimin e tyre. Sakaq, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.