“Kërcënimi nga Ambasada”, Artan Hoxha: Është joetike t’i përmendësh emrin punonjësit. Meta na ka premtuar video erotike, kemi një javë që...

Publikuar tek: politike, më 21:21 21-11-2019 “Kërcënimi nga Ambasada”, Artan Hoxha: Është joetike t’i përmendësh emrin punonjësit. Meta na ka premtuar video erotike, kemi një javë që... Gazetari Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha thotë se “kërcënimi” i pretenduar nga Presidenti Ilir Meta ndaj zëdhënësit të tij për media Tedi Blushi, ka të bëjë vetëm me shkeljen e etikës nga ky i fundit që i përmendi emrin një punonjësi të ambasadës së SHBA.

Në emisionin “Opinion”, gazetari Hoxha tha se Presidenca ka premtuar publikimin e dy videove, por deri tani nuk ka asgjë. Ndërsa përmendjen e emrit të punonjësit të ambasadës së SHBA nga zëdhënësi i presidencës Tedi Blushi, Hoxha e quajti joetike dhe jo diplomatike.

“Është përmendur emri i një punonjësi të ambasadës, më i vjetri, Guri i ambasadës, që nga ’91. Përmendja e emrit ka qenë joetike, jo diplomatike. “Nëse Guri jep leje, ne jemi gati të nxjerrim transkriptin”... Ne kemi një javë, na është premtuar një video me shkelje, një video erotike, skemi asgjë, ndërkohë që sot është premtuar edhe tanskripti. Është jo etike të përmendet emri i punonjësit të ambasadës, dhe është kërkuar të hiqet emri, sepse është joetike. Mund të përmendësh Ambasadën por jo emrin. Ai është më i vjetri ka 29 vjet atje”, tha ndër të tjera gazetari Artan Hoxha.

Ndërsa gazetarja Klodiana Lala tha se nuk ka asnjë kërcënim nga Ambasada, pasi pranë organeve ligjzbatuese nuk ka denoncim.

“Nuk di të jetë kërcënuar, se po të jetë kërcënuar do të kishte një denoncim. Por ka detyrim ligjor që të shkojë dhe të denoncojë pranë organeve ligjzbatuese. Është e vërtetë që zoti Blushu ka hedhur një status lidhur me një bisedë që ishte presidenti... Për sa kohë nuk ka një denoncim, pranë institucioneve ligjzbatuese nuk ka kërcënim. Pastaj nëse flasim për biseda që janë të papëlqyeshme nga palët duhet ta sqarojë zoti Blushi”, u shpreh Lala.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007227897644043
array(1) { ["section"]=> string(137) "kercenimi-nga-ambasada-artan-hoxha-eshte-joetike-t-i-permendesh-emrin-punonjesit-meta-na-ka-premtuar-video-erotike-kemi-dy-jave-qe-186742" }