Kërcënohen shqiptarët me 'prerje kokash', arrestohet 26-vjeçarja nga Podgorica

Publikuar tek: aktualitet, më 10:21 18-01-2021 Kërcënohen shqiptarët me 'prerje kokash', arrestohet 26-vjeçarja nga Podgorica

Një video kërcënuese për shqiptarët qarkullonte në rrjetet sociale.

Në video dëgjohet një vajzë 26-vjeçare që kërcënon për "prerje kokash" dhe përdoret edhe termi denigrues për shqiptarët "siptari".

Siç shkruajnë mediat serbe, 26-vjeçarja nga Podgorica Natalija Nilević ëshë raportuar në Prokurorinë e Lartë të Shtetit për “nxitje të urrejtjes dhe intolerancës fetare dhe kombëtare".

“Milogorci, shiptari, do t’ju djeg të gjithëve. Sepse jeni i çmendur. Kuçasit do t’ju presin kokat. Nuk do të ketë koka”, dëgjohet në video regjistrim të postuar nga Natalija Nilevic nga Podgorica.

Video është bllokuar dhe nuk është publikuar për shkak të hetimeve nga autoritetet serbe.

Prokurorja Lepa Medenica tha për mediat serbe se "Nileviç ishte arrestuar dhe se ajo do të merrej në pyetje si e dyshuar."

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjyqtar i përkohshëm i SPAK, vettingu shkarkon nga detyra Bib Ndrecën
Vajzën ia shtypi makina, flet babai i 10-vjeçares: Ishte me gjyshen për dore, ishte me shpejtësi »
Article Logic
Execution time: 0.014498949050903
array(1) { ["section"]=> string(82) "kercenohen-shqiptaret-me-prerje-kokash-arrestohet-26-vjecarja-nga-podgorica-235408" }