Kërcënohet agjentja e Krimeve në Tiranë “Do të të pres kokën ose do të vras vajzën”

Publikuar tek: aktualitet, më 11:11 25-03-2015 Kërcënohet agjentja e Krimeve në Tiranë “Do të të pres kokën ose do të vras vajzën” Foto ilustruese

Agjentja e krimeve në Komisariatin Nr. 2 në Tiranë , Gesiana Fani është kërcënuar nga një person i paidentikfikuar për jetën e saj dhe të vajzës.

Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 14:00, kur efektivja e Komisariatit Nr.2, Gesiana Fani ka qenë duke shkuar për të marrë vajzën e saj të mitur nga shkolla, në momentin kur ajo është ndaluar nga një motor dhe një person i maskuar e ka kërcënuar me jetë.

Fani, me detyrë  specialiste e hetimit të krimeve në Komisariatin Nr. 2, pas kësaj ngjarjeje, ka bërë denoncimin në komisariatin ku ajo punon. Kemi marrë kthesën e shkollës dhe sapo kemi hyrë në rrugicë , motori i cili ishte te trotuari përballë u nis dhe na doli pothuajse përballë dhe nuk po fliste fare. Mua në atë moment më shkoi mendja për keq dhe instiktivisht shtrëngova dorën e vajzës sime fort.

Kërcënuesi i ka thënë polices: “Do të ta vras vajzën, ose do të ta pres kokën”, raporton Gazeta Shqiptare.

Pas disa sekondash ky person foli me zë të thellë por nga tensioni që pata nuk e mbaj mend qartë se çfarë tha, por dëgjova fjalët : “Do të vras gocën ose do të të pres kokën’, dhe u largua.

Pashë që vajza u tremb shumë, nisi të qajë dhe më pyeti se çfarë donte ai xhaxhi me ne dhe përse i kishte thënë që do ja priste kokën. Unë i thashë që s’e kishte me ne por ajo më përsëriste “kam frikë, kam frikë se do më vrasë ai me motorr’ dhe më kërkoi të ktheheshim prapë te shkolla”, thuhet të ketë rrëfyer ndër të tjera në denoncimin e saj në polici efektivja.

Ndërkohë, nga të dhënat paraprake dyshohet se ngjarja ka lidhje me detyrën që ushtron Fani si punonjëse e uniformave  blu.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Policia arreston dy vetë në flagrancë, përgatiteshin të grabisnin pikën e valutës me kallash
Skena të nxehta edhe te Sheshi Skënderbej, çifti preket dhe puthet në bar (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.011149883270264
array(1) { ["section"]=> string(86) "kercenohet-agjentja-e-krimeve-ne-tirane-do-te-te-pres-koken-ose-do-te-vras-vajzen-6878" }