Kërcënohet ambasadori rus në Tiranë? “Dua forca antiterrori nga Moska”

Publikuar tek: aktualitet, më 15:52 26-04-2017 Kërcënohet ambasadori rus në Tiranë? “Dua forca antiterrori nga Moska”

Ambasadori Rus në Tiranë, Aleksandër Karpushin ka njoftuar zyrtarisht institucionet e shtetit shqiptar se ndihet i kërcënuar nga sulme të mundshme terroriste.

Burime të brendshme diplomatike për “Vizion Plus” bëjnë të ditur se ambasadori rus, Karpushin ndihet i kërcënuar prej kohësh nga ekstremistë Islamike nga Kosova dhe Maqedonia.

Burimet shtojnë se grupi ekstermist është i vendosur në një apartament afër ambasadës Ruse në Tiranë dhe nga aty vrojton të gjitha lëvizjet e ambasadorit dhe stafit të ambasadës ruse. Dyshohet që ekstermistët të kenë lidhje me ISIS dhe se po presin momentin e duhur për të sulmuar. Ambasadori rus për këtë arsye ka paralajmëruar stafin e tij që të limitojnë lëvizjet në kryeqytet.

Burimet thonë se ambasada ruse nuk ka paraqitur ende asnjë provë për ato që pretendon por insiston për shkak edhe të insinuatave që u përfolën pas sulmit në amasadën ruse në Ankara.

Ambasada ruse ka bërë kërkesë për asistencë nga ana e inteligjencës ruse për të vëzhguar këtë rast më nga afër, çka në këtë periudhë parazgjedhore mund të komplikojë shumë gjëra në vend.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dorëhiqen kryepleqtë në Shkodër: Nuk mund të kontrollojmë territorin për kanabis
Motoçikleta përplaset me makinën, humb jetën punonjësi i postës »
Article Logic
Execution time: 0.011129140853882
array(1) { ["section"]=> string(73) "kercenohet-ambasadori-rus-ne-tirane-dua-forca-antiterrori-nga-moska-76525" }