Kërcënohet dëshmitarja në vrasjen e liderit të opozitës ruse, modelja vihet në mbrojtje

Publikuar tek: bota, më 14:39 06-03-2015 Kërcënohet dëshmitarja në vrasjen e liderit të opozitës ruse, modelja vihet në mbrojtje Modelja Anna Duritskaya, duke folur te henen ne mediat ruse

Modelja Anna Duritskaya, dëshmitarja kryesore në vrasjen e liderit të opozitës Boris Nemtsov në Moskë javën e kaluar, është vënë në masa mbrojtëse në vendin e saj të lindjes në Ukrainë pasi ka marrë disa kërcënime, tha sot (e premte) zyra e prokurorit të Ukrainës.

Duritskaya, një 23 vjeçare që u kthye në Kiev të hënën pasi u pyet nga prokurorët rusë në Moskë, ka shprehur një kërkesë në policinë e Kievit se ka marrë disa kërcënime me vdekje ndërsa qëndronte tek prindërit e saj, sipas një deklarate të zyrës së prokurorit të Kievit.

Prokurori i Përgjithshëm Viktor Shokin urdhëroi marrjen e masave të nevojshme për të mbrojtur dëshmitaren dhe ka hapur një hetim nën kontrollin e tij personal.

Duritskaya ishte duke ecur së bashku me Nemtsov në urën e Moskës përpara Kremlinit të premten e kaluar, kur lideri i opozitës u qëllua. Në intervista me median ruse të hënën Duritskaya thotë se nuk e ka parë vrasësin. “Nuk pashë asgjë” ajo it ha TV Dozhd. “Kur u ktheva përreth, gjithë ç’pashë ishte një makinë me ngjyra të ndezura”. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074059963226318
array(1) { ["section"]=> string(91) "kercenohet-deshmitarja-ne-vrasjen-e-liderit-te-opozites-ruse-modelja-vihet-ne-mbrojtje-5153" }