Izet Haxhia deklaroi kohë më parë se ishte në një lidhje të re pas divorcit. Por dje ai postoi një shënim në rrjete sociale ku ndër të tjera shkruante:
“Ka rreth katër vjet që kur kam filluar të rrëfej të vërtetat e mia, e që kam marrë nëpërmjet rrjeteve sociale me qindra mesazhe kërcënuese, fyese me një gjuhë bastardësh përkrahës të Berishës, të denjë vetëm për ata dhe shefin e tyre. As më kanë impresıonuar, as prishur terezinë, lëre pastaj të më trembin. Ka më tepër se dy javë që këta ‘trima me kanun’ kanë filluar të kërcënojnë e bëjnë shantazh ndaj një femre, që nuk ka të bëjë aspak me politikën apo rrëfimet e mia. Aq shumë janë trazuar e verbuar nga këto të vërteta dhe nga frika e ballafaqimit përpara drejtësisë me liderin monstër të tyre, sa kërcënojnë e shantazhojnë një femër, që unë të mbyll gojën, e të mos kthehem në atdhe. Ora e ballafaqimit me liderin tuaj frikacak po vjen…
Pas këtij postimi DITA kontaktoi me Haxhian dhe në një bisedë me e-mail, ai dërgoi një prej mesazheve, i cili përveçse përmban kërcënime, ka dhe një fjalor tejet banal. Më poshtë teksti i plotë i mesazhit, sic është dërguar në adresën e të dashurës së Izet Haxhisë.
“Moj ku*** atij plehrs degjenerume. Unë jam nga tropoja e njof mire at kriminel, thui ta mbyll ate goje se do t shker***jm ty e di mire ku je me gjith ca ke nshpi oj bagjell tzhdukim per 24 or e tvij izet ku*** t kerkoj te ne po pati byth po s vjen byth***ri qe s e krru me burra do te ta q**m at p**dh ta filmojme ta shofi izeti ca t t bojm thuja thuja tfala prej tropojet e kije po te deshi ta mbylli halen”.