Kërcënohet gazetari, agresorët qëllojnë me armë zjarri: Boll shkruajte!

Publikuar tek: rajon, më 18:01 15-11-2019 Kërcënohet gazetari, agresorët qëllojnë me armë zjarri: Boll shkruajte! Gazetari Mario De Michele

Drejtori i medias italiane ''Campani News'' Mario De Michele u sulmua nga persona të paidentifikuar në Gricignano di Aversa.

Ndaj automjetit të tij u qëllua 7 herë me armë zjarri. Plumbat kapën pjesën e përparme të automjetit dhe xhamin e pasagjerit. Më pas mbërriti një motorr me dy persona me skafandra, ku njëri prej tyre e goditi me shpullë në fytyrë duke i kërkuar të mos publikojë më artikuj kundër mafias.


''Për fajin tënd, Këshilli Bashkiak i Ortas është shpërbërë. Ti e ke dreqorsur! Boll shkruajte për fushat e futbollit në Suçivo'', raportohet t'i kethë De Micheles njëri prej agresorëve.

Policia po heton në lidhje me incidentin, ndërsa De Michele është përballur më parë me kërcënime të tilla. Ai shkuran vazhdimisht për aferat korruptive dhe përfshirjen e grupeve mafioze në Itali.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025107860565186
array(1) { ["section"]=> string(75) "kercenohet-gazetari-agresoret-qellojne-me-arme-zjarri-boll-shkruajte-186015" }