Kërcënohet gazetarja e "GSH" Aurora Koromani, Mesazh në ‘’Facebook’’: ‘’Duhet të paguash’’

Publikuar tek: aktualitet, më 06:23 04-06-2015 Kërcënohet gazetarja e Foto ilustruese

Kërcënohet gazetarja e ‘’Gazetës Shqiptare’’, Aurora Koromani, me një mesazh në inbox-in e profilit të saj në ‘’Facebook’’. “Duhet të paguash’’, është mesazhi që i është dërguar gazetares së kronikës më 2 qershor në orën 22:57.

Koromani e ka denoncuar në polici kërcënimin ku ka marrë një mbështetje për zbardhjen e ngjarjes edhe nga drejtori i Përgjithshëm I Policië Haki Çako dhe ministri i Punëve të Brendshme Sajmir Tahiri.

Mendohet që personi të ketë lidhje me xhihadistët, duke hedhur versionin që ka lidhje me shkrimet e gazetares për terrorizmin.

‘’Kam shkruar shumë artikuj. Në disa shkrime kam përmendur këtë person. Në profil dukej që personi kishte lidhje me xhihadistë. Ai është në kërkim ndërkombëtar për thirrje terroriste, por emri nuk bëhet i ditur për arsye hetimore. E pyeta ''Kush je?'' nuk më ktheu përgjigje. Mesazhi për presion ndaj meje ose ndaj shtypit. Shpresoj që kërcënimi të mos jetë serioz. Unë kam bërë detyrën time si gazetare.”,ka thënë gazetarja.

Deri më tani pista kryesore e hetimit është ajo për shkak të detyrës. Policia po vazhdon hetimin e saj deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohet polici në Tiranë, drejtonte mjetin në gjendje të dehur
Bashkëshortja e mësuesit pedofil: Nëse e ka bërë do i jap duart »
Article Logic
Execution time: 0.011600017547607
array(1) { ["section"]=> string(84) "kercenohet-gazetarja-e-gsh-aurora-koromani-mesazh-ne-facebook-duhet-te-paguash-12622" }