Anita Haklaj, bashkëshortja e Fatmir Hakjalt, një nga të akuzuarit për vrasjen e Azem Hajdarit është kërcënuar me jetë.
Lajmi bëhet i ditur nga News24 që i referohet burimeve të policisë së Tiranës, sipas të cilave Anita Haklaj ka bërë denoncimin në polici pas një letre të marrë nga kërcënuesi që kishte shkruar se do e vriste atë dhe vajzën e saj.
Bashkë me zarfin në derën e shtëpisë është gjetur edhe një fishek automatiku kallashnikov. Policia ka nisur hetimet dhe ka marrë në mbrojtje Anita Haklajn.