Kërcënohet me SMS ministri Saimir Tahiri, dyshohet se është dërguar nga pjestar të familjes Gjuta

Publikuar tek: aktualitet, më 14:13 22-05-2015 Kërcënohet me SMS ministri Saimir Tahiri, dyshohet se është dërguar nga pjestar të familjes Gjuta

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka marrë një SMS kërcënuese në telefonin e tij në datën 9 maj. "Nëse merresh me familjen Gjuta, do ta pësosh", ky është pak a shumë teksti i mesazhit kërcënues që ka mbërritur në telefonin e ministrit Tahiri.

Dyshohet se SMS-ja, i është dërguar nga Vladimir Gjuta, personi i shpallur në kërkim, si pjesë e grupit kriminal të shpërthimeve me tritol që tronditën Tiranën dy muaj më parë.

Ministri Tahiri ka lëvizur me makinë të blinduar për disa ditë. Në momentin që ka marrë SMS-në kërcënuese, Tahiri ndodhej me 3 oficerë italianë të antiterrorit. Po sipas të njëjtave burime, Vladimir Gjuta ndodhej në Shqipëri në momentin që ministrit Tahiri i ka mbërritur mesazhi kërcënues në telefonin e tij.

Ditën e djeshme, policia organizoi një aksion të befasishëm në ambientet e lokalit "Gjuta" në rrugën e Elbasanit për arrestimin e të akuzuarit Vladimir Gjuta, i shpallur në kërkim nga policia.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjenden 9.2 kg gjizë me niseshte në Tiranë
Zbulohen dhe digjen 5 parcela me drogë te “Lëmi i Memajve” »
Article Logic
Execution time: 0.012789964675903
array(1) { ["section"]=> string(46) "kercenohet-me-sms-ministri-saimir-tahiri-11735" }