Kërcënohet me vdekje kandidati për president të Austrisë

Publikuar tek: bota, më 21:47 12-10-2016 Kërcënohet me vdekje kandidati për president të Austrisë

Fushata e zgjedhjeve për president të Austrisë po bëhet gjithnjë e më e ashpër.

Kandidati i pavarur për president në Austri, Alexander Van der Bellen ka marrë kërcënime serioze për vdekje.

Kërcënimi i kandidatit për president ka ardhur nga Twitter ku thuhet: “Do ta qëlloj Van der Bellen asisoj sikur të jetë një fushë golfi dhe ai do të vdesë”, shkruajnë mediat austriake, raporton Albinfo.

Në fotografitë e këtij përdoruesi të rrjeteve sociale shihet një burrë me kokë të rruar dhe tatuazh të kryqit të thyer në gjoksin e tij. Dyshohet që ai është një neo-nazist.

Pas këtij rasti, atij i është ofruar siguria personale me anëtarë të forcave speciale të policisë.

Në anën tjetër, kandidati Van der Bellen duket se e ka marrë me qetësi këtë kërcënim: “Unë e kuptoj se autoritetet duhet të marrin shumë seriozisht këtë rast. Por deri më tash këto kërcënime nuk më bëjnë që të prekem aq shumë”, ka thënë ai.

Van der Bellen, ish-udhëheqësi i të Gjelbërve, ka mposhtur me rezultat të ngushtë Norbert Hofer nga partia e së djathtës ekstreme, por rezultati u rrëzua për shkak të parregullsive në numërimin e votave.

Rivotimi për zgjedhjen e presidentit të Austrisë do të mbahet me 4 dhjetor.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Matteo Renzi: Rregullat e buxhetit të BE-së fyese dhe dyshuese
Vret veten në burg i dyshuari për planifikim të sulmeve terroriste në Gjermani »
Article Logic
Execution time: 0.011578798294067
array(1) { ["section"]=> string(62) "kercenohet-me-vdekje-kandidati-per-president-te-austrise-55972" }