Kërcënohet Mit'hat Havari, ish-drejtuesi i Lartë i Policisë denoncon live: Është Saimir Miolli, e kishte porosi nga një kriminel që i përmenda emrin në TV

Publikuar tek: barometri, më 07:33 06-11-2019 Kërcënohet Mit'hat Havari, ish-drejtuesi i Lartë i Policisë denoncon live: Është Saimir Miolli, e kishte porosi nga një kriminel që i përmenda emrin në TV Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit Mit’hat Havari

Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit Mit’hat Havari, ka treguar pak më parë se më datë 23 tetor të këtij viti është kërcënuar në mes të rrugës nga shtetasi Saimir Miolli.

Në RepolitiX, Havari ka treguar se Miolli kishte marrë përsipër të zbatonte porosinë e një krimineli, të cilit ish-drejtuesi i Lartë i Policisë i kishte përmendur emrin në media.


“Janë kërcënuar rrugëve, në 23 të muajit tetor, jam qytetar i thjeshtë, jam kërcënuar rëndë nga Sajmir Molli, më terrorizoi. Kishte marrë përsipër nga një kriminel. "Ti e di nga kush e kam porosinë", se denonciva publikisht dikë në TV. Kam marrë Ardi Veliun, në celular u tregua i gatshëm. Ka kaluar 10 ditë. Shoh një lloj hezitimi, një polici inekzistente. Kam qenë zyrat i lartë i policisë së shtetit. S'kemi ngelur rrugëve që të na denigrojnë ashtu.

S'ka dhënë kontribut për Shqipërinë më shumë se unë, po t'i kishte ndodhur Ramës do ishte ngritur shteti në këmbë. Atë ditë që më ka kërcënuar, ka kërcënuar dhe një polic. Janë gjëra të rënda. Më fyu shumë rëndë, "Fuck ëife, daughter , everything" Isha në terror psikologjik, s'kisha asnjë lloj përkrahje as nga banorët që unë jetoj aty prej 25 vite, s'jam boksier, s'mund të bëja grushta me të”, ka thënë Mit’hat Havari.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072650909423828
array(1) { ["section"]=> string(158) "kercenohet-mit-hat-havari-ish-drejtuesi-i-larte-i-policise-denoncon-live-eshte-saimir-miolli-e-kishte-porosi-nga-nje-kriminel-qe-i-permenda-emrin-ne-tv-184859" }