Kërcënohet në shtëpi drejtuesi i Zyrës Elektorale të PD në Elbasan, Mustafaj: Na erdhën në mes natës me kallashnikovë

Publikuar tek: aktualitet, më 08:53 19-06-2015 Kërcënohet në shtëpi drejtuesi i Zyrës Elektorale të PD në Elbasan, Mustafaj: Na erdhën në mes natës me kallashnikovë Xhedet Mustafaj duke folur për mediet

Një incident elektoral është regjistruar në Elbasan. Një grup personash kanë qëlluar me armë, duke terrorizuar banorët. Sipas informacioneve paraprake personat e armatosur kanë kërcënuar drejtuesin e zyrës elektorale të Partisë Demokratike.

 

 

Ngjarja ka ndodhur në Lagjen e 5 Maji në Elbasan. Xhevdet Mustafaj, drejtues i zyrës elektorale të PD në lagjen 5 Maj ka denoncuar se është kërcënuar me armë nga persona që thënë nga ai janë pranë kandidatit te PS, Qazim Sejdini.

“Na kanë ardhur në mes të natës me armë, më terrorizuan fëmijët. Sueli të vinte ditën jo në mes të natës. Tre ishin me kallashnikovë dhe një me pistoletë. Kemi derguar nënën në spital se ajo u bë keq”, tha  Mustafaj. 

 

Drejt Elbasanit u nis dje kreu i PD-së Lulzim Basha dhe deputeti Ridvan Bode. Sipas Bodes policia ka shkuar vonë në vendngjarje duke lejuar që persona të armatosur të kanosin qytetarët. Për ngjarjen reagoi edhe kandidati i djathtë për Elbasanin, Ardian Turku duke thënë se aktivistja ndodhet në spital. "Bandat e Qazim Sejdinit po kërcënojnë qytetarët për votën. I bëj thirrje prokurorisë të nisë hetimet...'', tha Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vdekja e 15 vjeçarit në Durrës, shoqërohen në polici inxhinieri dhe punëtori i kompanisë së internetit
Shqiptari lë kushërirën 8 herë shtatëzënë, e prostituon në Itali e Zvicër »
Article Logic
Execution time: 0.01135516166687
array(1) { ["section"]=> string(121) "kercenohet-ne-shtepi-drejtuesi-i-zyres-elektorale-te-pd-ne-elbasan-mustafaj-na-erdhen-ne-mes-nates-me-kallashnikove-13965" }