Personi i cili filmoi videon e dhunës së policisë ndaj Tomi Mishës në qytetin e Korçës, ka thënë se ndihet i kërcënuar pasi është identifikuar nga kamerat e sigurisë që ndodheshin në një bankë aty pranë.
I riu ka thënë se në qytetin e Korçës të gjithë e dinë se kush e ka filmuar ngjarjen dhe se ka marrë kërcënime indirekte.
“Njerëzit në Korçë e dinë se kush është protagonist i videos. Një njeri i ka thënë babait tim, nuk ka bërë mirë që e ka regjistruar videon dhe do ketë probleme. Dy ditë pas ngjarjes, babai im e kishte takuar rastësisht këtë personin, nuk e dinte që ishte babai im dhe unë ndihem i kërcënuar, sepse ai kishte thënë nuk bëri mirë që e regjistroi dhe do të ketë probleme për këtë që bëri”, ka thënë ai gjatë emisionit “Me zemër të hapur”.
Ai u shpreh se ndihet i kërcënuar dhe se nuk ka besim te institucionet. “Dyshoj se më ka dalë emri nga filmimet e një banke përballë ku dukem me pamje ballore teksa filmoja ngjarjen”, ka thënë ai në kushte anonimati gjatë emisionit.
Ditën e djeshme minisrti Tahiri ripërsëriti thirrjen e bërë edhe nga kryeministri Rama, që qytetarët të filmojnë çdo rast abuzimi të forcave policore dhe ti denoncojnë ato. Ende nuk dihet nëse i riu anonim që ka filmuar ngjarjen në Korçe do të meret në mbrojtje pas kërcënimeve që ka marrë apo se sa do të ndikojë kjo ngjarje në sensibilizimin e shoqërisë për të filmuar cdo ngjarje abuzive.