Kërcënohet Shqipëria. Email ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri. Një mesazh me përmbajtje kërcënuese ka ardhur në adresën elektronike të e ministrit mëngjesin e sotëm.
Rreth orës 10:44, një mesazh kërcënues ka ardhur në postën elektronike të Tahirit nga ‘’Brigada e Kuqe’’.
“Do dridheni e do gjunjëzoheni para Allahut. Tani e keni rradhën ju. Filloi Lufta e shenjtë ndaj atyre që janë përfshirë në luftën kundër ISIS”, shkruhet në mesazhin kërcënues.
Kërcënimi vjen një ditë pas sulmeve terroriste në Paris, ku humbën jetën 128 persona dhe u plagosën 200. Ende nuk ka një reagim të ministrit të Brendshëm për ngjarjen.
Mesazhi kërcënues në postën elektronike të ministrit të Brendshëm Tahiri