Kërcënoi Albin Kurtin në këngën e tij, ndalohet nga policia e Kosovës rapsodi

Publikuar tek: rajon, më 22:58 02-08-2020 Kërcënoi Albin Kurtin në këngën e tij, ndalohet nga policia e Kosovës rapsodi Rapsodi Nuredin Gashi

Rapsodi kosovar Nuredin Gashi është ndaluar nga policia e Kosovës, pasi shihet si kërcënues i ish-kryeministrit Albin Kurti.

Sapo hyri në territorin e Kosovës ai u ndalua nga policia, për shkak të këngës së tij e cila është cilësuar si jo e hijshme nga autoritetet.

Rapsodi i quajti Albin Kurtin dhe Shkëlzen Gashin tradhtarë në këngën e tij, por ai e ka mohuar faktin se i ka kërcënuar këto dy figura politike.

Prokuroria ka marrë në dorë çështjen dhe do të vlerësojë nëse rapsodi ka kërcënuar ose jo Albin Kurtin.


Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012176036834717
array(1) { ["section"]=> string(83) "kercenoi-albin-kurtin-ne-kengen-e-tij-ndalohet-nga-policia-e-kosoves-rapsodi-215867" }