‘Kërcënoi ambasadorët me paketime’, Presidenca i përgjigjet Ballës: Tao Tao, Meta respekton denjësisht ata me integritet, ju i vidhni

Publikuar tek: aktualitet, më 14:28 25-02-2020 ‘Kërcënoi ambasadorët me paketime’, Presidenca i përgjigjet Ballës: Tao Tao, Meta respekton denjësisht ata me integritet, ju i vidhni

Tedi Blushi zëdhënësi i presidentit Ilir Meta ka reaguar pas deklaratave të kreut të Grupit të PS Taulant Ballës, i cili u shpreh se kreu i shtetit kërcënoi ambasadorët me paketime.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, ai deklaron se Balla është i zënë me punët e Kongresit, ndaj edhe nuk ka mundur të lexojë deklaratat e kolegeve në qeveri, të cilat u shprehën se kanë marrë miratimin e SHBA dhe BE-së për ligjin e betimit të gjyqtarëve.

Sipas Blushit, mazhoranca po vazhdon t'i keqpërdor ambasadorët dhe të fshih të vërtetën e grushtit të shtetit.

Statusi i plotë:

I dashur Tao Tao,

Ti je shumë i zënë me punët e Kongresit që po afron dhe s'ke patur kohë të lexosh deklaratat e shoqes Etilda dhe shoqes Spiropali, pas miratimit të ligjit anti-kushtetues të betimit të gjyqtarëve buzë Lanës, me pretendimin absurd se kanë marrë miratimin e SHBA/BE.

Ju po vazhdoni t'i keqpërdorni ambasadorët dhe të fshihni të vërtetën e grushtit të shtetit.

Si mund të thonë ambasadorët të shkelet Kushtetuta?!

Ju e shkelni e thoni na thanë ambasadat!

Si mund të thonë ambasadorët që të vidhet anëtari i Gjykatës Kushtetuese?!

Ju e vidhni dhe thoni na thanë ambasadorët!

Si mund të thonë ambasadorët falsifikoni në dobi të kapjes së shtetit, siç u kap në flagrancë shoqja Etilda?!

Ju i falsifikoni dhe thoni na thanë ambasadorët!

Presidenti Meta i ka respektuar dhe i respekton denjësisht të gjithë ambasadorët që kanë integritet dhe përfaqësojnë me dinjitet vendet dhe organizatat e tyre, si dhe vlerat e liritë demokratike.

Presidenti Meta në veprimet e tij institucionale kurrë nuk keqpërdor asnjë ambasador dhe diplomat të huaj, por i referohet vetëm Kushtetutës, si ligjit më suprem në Republikën e Shqipërisë. Ndryshimet e fundit kushtetuese janë miratuar me 140 vota sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias dhe mbështetjen e SHBA/BE.

Ja provat e fundit si i shpërdoroni ju me pacipësi partnerët tanë të nderuar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0084891319274902
array(1) { ["section"]=> string(134) "kercenoi-ambasadoret-me-paketime-presidenca-i-pergjigjet-balles-tao-tao-meta-respekton-denjesisht-ata-me-integritet-ju-i-vidhni-196400" }