Kërcënoi familjarët me çifte dhe tentoi të djegë shtëpinë, arrestohet i moshuari në Kukës

Publikuar tek: aktualitet, më 13:03 17-07-2019 Kërcënoi familjarët me çifte dhe tentoi të djegë shtëpinë, arrestohet i moshuari në Kukës Foto ilustruese

Parandalohet ngjarja e rëndë brenda një familje në Kukës.

Mësohet se një 79-vjeçar ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj familjarëve dhe nipit të tij, më pas i ka kërcënuar me armë dhe ka tentuar të djegë shtëpinë.

Por falë ndërhyrjes së shpejtë të inspektorit të Policisë së Zonës, kjo ngjarje është parandaluar.

Në bashkëpunim me familjarët, punonjësi i policisë i ka marrë çiften dhe shishen e benzinës të moshuarit me iniciale I.S. dhe e ka vënë në pranga.

Në cilësinë e provës materiale autoritetet sekuestruan armën e gjahut (çifte), disa fishekë, një shishe benzinë dhe një çakmak.

Kukës/ Njoftimi i policisë:

Falë ndërhyrjes në kohë të Policisë parandalohet një ngjarje e rëndë brenda familjes.

Arrestohet në flagrancë 79 - vjeçari, i cili pas dhunës psikologjike të ushtruar ndaj familjarëve të tij dhe nipit, i ka kanosur me armë gjahu, si dhe të djegë shtëpinë me benzinë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kukës, arrestuan në flagrancë shtetasin I.S., 79 vjeç, banues në fshatin Kalimash.

Arrestimi i tij u bë pasi, në banesë, për motive të dobëta, ka shkatërruar orenditë e banesës, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj familjarëve dhe nipit dhe më pas i ka kanosur me armë gjahu (çifte), si dhe ka tentuar të djegë shtëpinë me benzinë, por falë njoftimit në kohë të policisë dhe mbërritjes menjëherë në vendngjarje të inspektorit të Policisë së Zonës, i cili në bashkëpunim me familjarët i kanë marrë çiften dhe shishen e benzinës shtetasit I.S. duke e vënë në pranga.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut (çifte), disa fishekë, një shishe benzinë dhe një çakmak.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale "Dhuna në familje", "Kanosja" dhe “Shkatërrimi i pronës e mbetur në tentativë".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027083873748779
array(1) { ["section"]=> string(95) "kercenoi-familjaret-me-cifte-dhe-tentoi-te-djege-shtepine-arrestohet-i-moshuari-ne-kukes-172485" }