Kërcënoi me armë babë e bir në Dibër, arrestohet 48-vjeçari

Publikuar tek: aktualitet, më 16:50 21-07-2019 Kërcënoi me armë babë e bir në Dibër, arrestohet 48-vjeçari

Një 48-vjeçar, i akuzuar për kanosjen me armë të babë e bir ka rënë në prangat e policisë së Dibrës.

48-vjeçari kanosi me armë për motive pronësie në 2018 shtetasit me iniciale A.SH dhe B.SH në fshatin Hotesh të Dibrës.

Njoftimi i Policisë:

Nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, një ambjent në qytetin e Peshkopisë,  është kapur dhe ndaluar shtetasi :

 A (B) Sh, 48 vjeç, banues në fshatin Hotesh,  Njësia Administrative Luzni, Dibër.

Ky shtetas në vitin 2018, në fshatin Hotesh,  për motive pronësie ka kanosur me armë shtetasin B.Sh, dhe A.Sh (babë e bir).

Në ngarkim të këtij shtetasi,  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër  datë 20.03.2018 ka vendosur si masë sigurimi “Arrest në burg",  për veprat penale të “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake në ambiente publike” dhe “Kanosja” të parashikuar nga nenet 278/1 dhe 84 të  Kodit Penal.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.00705885887146
array(1) { ["section"]=> string(65) "kercenoi-me-arme-babe-e-bir-ne-diber-arrestohet-48-vjecari-172878" }