Kërcënoi më armë dy persona, policia i vë prangat të shumëkërkuarit

Publikuar tek: aktualitet, më 12:55 10-09-2017 Kërcënoi më armë dy persona, policia i vë prangat të shumëkërkuarit

Policia e Fushë Arrëzit ka arrestuar shtetasin Bardhok Prenga, i cili ishte shpallur në kërkim nga forcat e rendit.

Më datë 09.09.2017, nga shërbimet e Stacionit të Policisë Fushë Arrëz në bazë të informacioneve policore, u bë e mundur kapja dhe u ndalimi i shtetasit në kërkim:Bardhok Prenga, 29 vjeç, banues në Fushë Arrëz, Pukë,pasi më datë 11.08.2017, shtetasit Bardhok Prenga (Gjinaj) dhe shtetasi B. P, kanë kanosur me armë zjarri (duke qëlluar në ajër), shtetasit P. P dhe E. P. të cilët kanë qënë duke lëvizur me makinë.

Për shtetasin Bardhok Prenga, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë me vendim Nr.52-2017-399(a/53), datë 15.08.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”,

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Pukë për veprën penale të “Kanosjes e kryer në bashkëpunim" dhe “Mbajtjes pa leje në ambjente publike të armëve  luftarake” parashikuar nga neni 84, 25 e 278 të Kodit Penal.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Policia rrugore kontroll të rreptë, masa për shoferët “e këqinj”
Aksident i rëndë në rrugën e Rinasit, makinat përplasen "kokë më kokë", dyndet policia (FOTOT NGA VENDNGJARJA) »
Article Logic
Execution time: 0.010339021682739
array(1) { ["section"]=> string(72) "kercenoi-me-arme-dy-persona-policia-i-ve-prangat-te-shumekerkuarit-91820" }