Kërcënoi me armë punonjësit e policisë, arrestohet një person në Kamëz

Publikuar tek: aktualitet, më 10:52 03-06-2020 Kërcënoi me armë punonjësit e policisë, arrestohet një person në Kamëz Ilustruese

Arrestohet një person në Kamëz i cili ka kërcënuar me armë punonjësit e policisë.

 

Në pranga ka rënë qytetari me iniciale R.K, i cili ka kërcënuar me armë punonjësit e policisë, pasi e kanë shoqëruar për një vepër penale që ai ka kryer. Në momentin që ata e kanë shoqëruar personi në fjalë ka nxjerrë armën dhe i ka kërcënuar.

Ai  është shoqëruar në komisariatin numër 5 përveç dhe veprës penale që ka kryer, mbi të do të rëndojë dhe akuza e kërcënimit të punonjësve të policisë në detyrë.

Dyshohet se i arrestuari vuan nga probleme mendore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095617771148682
array(1) { ["section"]=> string(76) "kercenoi-me-arme-punonjesit-e-policise-arrestohet-nje-person-ne-kamez-208888" }