Kërcënoi me armë të miturën dhe grabiti bizhuteritë, ekstradohet nga Gjermania shqiptari i dënuar me 9 vite burg (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:02 25-01-2020 Kërcënoi me armë të miturën dhe grabiti bizhuteritë, ekstradohet nga Gjermania shqiptari i dënuar me 9 vite burg (EMRI)

Interpol Tirana ka ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë, një 37-vjeçar të dënuar me 9 vite burg.

Mësohet se Elton Sako ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar me 9 vite burg, për veprën penale 'Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim'.

Sako në bashkëpunim me shtetasit S. M., dhe L. M., në vitin 2012 kanë hyrë në banesën e shtetasit V. B., dhe kanë kërcënuar vajzën e mitur. Më pas të maskuar kanë vjedhur një sasi bizhuterish dhe janë larguar.

Njoftimi i Policisë:

Një tjetër i kërkuar, i dënuar për vjedhje me dhunë nën kërcënimin e armëve, bie në pranga falë shkëmbimit të informacionit me Interpol Tirana dhe autoriteteve policore gjermane.

Kapet në Gjermani dhe ekstradohet drejt Shqipërisë, 37-vjeçari i dënuar me 9 vite burg.

Nga Zyra Qëndrore Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Gjermania drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Elton Sako, 37 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar me 9 vite burg, për veprën penale "Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim".

Shtetasi Elton Sako, në bashkëpunim me shtetasit S. M., dhe L. M., në vitin 2012 kanë hyrë në banesën e shtetasit V. B., në rrugën "Qemal Stafa", ku në banesë ndodhej vajza e mitur dhe nën kërcënimin e armëve dhe të maskuar kanë vjedhur një sasi bizhuterish.

Falë informacioneve të marra nga strukturat e Policisë së Shtetit për vendndodhjen e këtij personi, si dhe shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tirana dhe Policisë Gjermane u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i 37-vjeçarit me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028217077255249
array(1) { ["section"]=> string(123) "kercenoi-me-arme-te-mituren-dhe-grabiti-bizhuterite-ekstradohet-nga-gjermania-shqiptari-i-denuar-me-9-vite-burg-emri-193125" }