Kërcënoi me armën e shërbimit, pezullohet punonjësi i Gardës

Publikuar tek: aktualitet, më 17:01 31-03-2017 Kërcënoi me armën e shërbimit, pezullohet punonjësi i Gardës

Garda e Republikës ka pezulluar një punonjës të saj për shkak se dyshohet se ka kanosur me armën e shërbimit një shtetas, për motive të dobëta.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 14:30 ku punonjësi i Gardës rreshter me inicialet K.N., sipas kallëzimit, ka kanosur me armën e shërbimit një shtetas pranë një lavazhi makinash.

Në lidhje me ngjarjen, shtetasi ka bërë kallëzim pranë Komisariatit të Policisë nr. 3. Policia ka bërë shoqërimin e punonjësit të Gardës, duke kryer të gjithë veprimet procedurale për të tilla raste.

Punonjësi i Gardës është pezulluar nga detyra në bazë të rregullores deri në përfundim të hetimit penal.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 23-vjeçarja shqiptare braktis fëmijën e porsalindur në shkëmbinjtë e detit, foshnja vdes nga i ftohti
Shqiptari kapet duke tentuar të fusë shpendin e rrallë në Itali (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.012739896774292
array(1) { ["section"]=> string(65) "kercenoi-me-armen-e-sherbimit-pezullohet-punonjesi-i-gardes-73718" }