Kërcënoi me shkarkues elektrik policin e zonës dhe i dëmtoi makinën, arrestohet 46-vjeçari në Pogradec

Publikuar tek: aktualitet, më 12:30 03-06-2020 Kërcënoi me shkarkues elektrik policin e zonës dhe i dëmtoi makinën, arrestohet 46-vjeçari në Pogradec Foto ilustruese

Policia e Pogradecit ka arrestuar një 46-vjeçar, i cili kanosi një punonjës policie dhe i dëmtoi automjetin me sende të forta.

Mësohet se shtetasi me iniciale B.M., ka me shkarkues elektrik specialistin e policisë së zonës shtetasin B. M., dhe ka dëmtuar me mjet të fortë automjetin tip “Mitsubishi” të këtij punonjësi.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Pogradecit për hetime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Kanos për shkak të detyrës punonjësin e policisë dhe i dëmton automjetin me send të fortë, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. Q., 46 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec.

Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas në lagjen nr. 1, ka kanosur gjatë ushtrimit të detyrës, me një send (shkarkues elektrik) specialistin e policisë së zonës shtetasin B. M., dhe ka dëmtuar me mjet të fortë automjetin tip “Mitsubishi” të këtij punonjësi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për hetime të mëtejshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095579624176025
array(1) { ["section"]=> string(108) "kercenoi-me-shkarkues-elektrik-policin-e-zones-dhe-i-demtoi-makinen-arrestohet-46-vjecari-ne-pogradec-208898" }