Kërcënoi me shpërndarjen e parlamentit, Rama: Pres gjithçka nga Meta. Po popullin ku e ka, në WhatsApp?

Publikuar tek: politike, më 23:12 18-02-2020 Kërcënoi me shpërndarjen e parlamentit, Rama: Pres gjithçka nga Meta. Po popullin ku e ka, në WhatsApp?

Kryeministri Edi Rama i përgjigjet deklaratave të presidentit Ilir Meta lidhur me mundësinë për vetëshpërndarjen e parlamentit. Rama tha se “çdo gjë pret nga Meta”, deri edhe te “mbyllja e të gjitha kufijve”.

Pjesë nga debati i Ramë me gazetarët:

Do ta shkarkoni presidentin? Cili do jetë kundërsulmi tuaj?

Kundërsulm është term sportiv, ushtarak…

Presidenti ka thënë që parlamenti duhe të vetëshpërndahet…

Tashi, fallxhoret që ka presidenti unë nuk i kam, dhe nuk hedh fall. Nuk kam asnjë surprizë dhe nga presidenti pres gjithçka, edhe të … mbyllë të gjitha, kufijtë.

Keni thënë që është presidenti më i mirë kur u zgjodh…

Më i miri i mundshëm në ato kushte dhe më i miri ishte për opozitën, për Shqipërinë jo.

Meta tha që populli do e shpërndajë...

Po popullin ku e ka ky, në WhatsApp?

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0084819793701172
array(1) { ["section"]=> string(105) "kercenoi-me-shperndarjen-e-parlamentit-rama-pres-gjithcka-nga-meta-po-popullin-ku-e-ka-ne-whatsapp-195695" }