Kërcënoi punonjësit e policisë dhe përmbarimit, arrestohet në flagrancë 38 vjeçari

Publikuar tek: aktualitet, më 09:38 11-09-2019 Kërcënoi punonjësit e policisë dhe përmbarimit, arrestohet në flagrancë 38 vjeçari Foto ilustruese

Arrestohet në Mallakastër një 38-vjeçar për kërcënim.

Mësohet se shtetasi me iniciale A.O. ka tentuar të mos lejojë punonjësit e policisë dhe përmbarimit të ekzekutojnë vendimin e Gjykatës së Apelit Vlorë për një pronë (tokë bujqësore).

Ky person i ka kërcënuar punonjësit për shkak të detyrës dhe është vënë menjëherë në pranga.

38-vjeçari nga Ballshi akuzohet për "Kanosje për shkak të detyrës" dhe "Pengime për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës".

Mallakastër/ Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan në flagrancë shtetasin:

A.O, 38 vjeç, banues në Ballsh.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka kanosur për shkak të detyrës punonjësit e policisë dhe punonjësit e shërbimit përmbarimor për mos ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë për një pronë (tokë bujqësore).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Kanosja për shkak të detyrës" dhe "Pengime për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072410106658936
array(1) { ["section"]=> string(88) "kercenoi-punonjesit-e-policise-dhe-permbarimit-arrestohet-ne-flagrance-38-vjecari-178037" }