Kërcënon Bankers Petroleum: Zhbllokoni llogaritë ose ndërpresim prodhimin e naftës

Publikuar tek: ekonomi, më 16:02 30-11-2015 Kërcënon Bankers Petroleum: Zhbllokoni llogaritë ose ndërpresim prodhimin e naftës

“Bankers Petroleum” kërcënon se do të ndërpresë prodhimin e naftës në Patos Marinzë për shkak se qeveria nuk po zbaton urdhërin e Gjykatës së Arbitrazhit për zhbllokimin e llogarive nga Drejtoria e Tatimeve.

Përmes një njoftim zyrtar, kompania kanadeze ka deklaruar se, bllokimi i llogarive nga Tatimet e ka vënë në vështirësi për të financuar operacionet e saj.

“Bankers” thotë se javën e kaluar ajo eksportoi vetëm 85 për qind të sasisë së prodhuar, pasi nuk mund të financonte më tepër transportin për shkak të bllokikmit të llogarive nga Tatimet.

Sipas "Top-Channel" kompania bën të ditur se ka vijuar prodhimin me sasi të reduktuara dhe paralajmëron se, nëse autoritetet shqiptare nuk do të zhbllokojnë llogaritë ajo do të vazhdojë reduktimin e naftës së prodhuar deri në ndalimin e plotë të operacioneve të saj.

Rreth një javë më parë, pas një vendimi të Gjykatës së Apelit, Tatimet bllokuan llogaritë e “Bankers Petroleum” për të mbledhur me forcë 75 milionë dollarë taksa, që kompania pretendohet si i ka shmangur.

Por menjehërë “Bankers” kërkoi një pezullim të këtij akti nga Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë. “Bankers” thotë se edhe pse Gjykata e Arbitrazhit nxori urdhër që autoritetet të zhbllokojnë llogaritë e saj, shteti shqiptar nuk po e zbaton këtë urdhër.

Grupi kanadez i nxjerrjes së naftës thotë se, do të presë deri të mërkurrën dhe pastaj do të ndërpresë plotësisht aktivitetin e prodhimit deri në zgjidhjuen e kësaj çështjeje.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.039124011993408
array(1) { ["section"]=> string(87) "kercenon-bankers-petroleum-zhbllokoni-llogarite-ose-nderpresim-prodhimin-e-naftes-26612" }