Kërcënon Irani: Luftë në çdo front, po na sulmuan

Publikuar tek: bota, më 17:08 19-09-2019 Kërcënon Irani: Luftë në çdo front, po na sulmuan Ministri i Jashtëm Mohammad Javad Zarif

Çdo sulm nga SHBA apo Arabia Saudite do të rezultojë në një luftë masive, kërcënon Teherani.

Ministri i Jashtëm Mohammad Javad Zarif, gjatë një interviste për CNN tha se Irani nuk do të trembet dhe do të mbrojë territorin e vetë.

Irani akuzohet nag zyrtarë të lartë në SHBA se qëndron pas sulmeve me dron ndaj dy rafinerive më të mëdha të naftës në Arabinë Saudite. Përgjegjësinë për këto sulme e morën rebelët Houthi në Jemen, të cilët kanë mbështetjen e Iranit.

“Ne nuk duam luftë, nuk duam të përfshihemi në konfrontime luftarake”, tha Zarif për CNN.

Zarif mohoi sërish akuzat për përfshirjen e Iranit në sulmin me dron. “Janë sajesa, sajesa për të drejtuar gishtin dhe për t’i vënë fajin Iranit, që ata të arrijnë diçka. Prandaj them se janë mashtrime për të shkuar drejt luftës”, shtoi ministri i Jashtëm i Iranit, Zarif.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030119895935059
array(1) { ["section"]=> string(54) "kercenon-irani-lufte-ne-cdo-front-po-na-sulmuan-179040" }