‘Kërcënon me jetë këdo që denoncon shtesën pa leje’, Sali BERISHA akuzon deputetin e PS-së bashkë me të birin (MESAZHI)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:49 12-10-2019 ‘Kërcënon me jetë këdo që denoncon shtesën pa leje’, Sali BERISHA akuzon deputetin e PS-së bashkë me të birin (MESAZHI) Foto e dërguar në adresën e Sali Berishës për shtesën në pallatin në rrugën ''Ali Visha''

Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi një denoncim të ‘’qytetarit dixhital’’ për ndërtimin e një shtese pa leje nga deputeti Robert Bitri dhe i biri i tij.

Një banor i rrugës ‘’Ali Visha’’ denoncon pas ndërtoi pallatin, deputeti socialist Robert Bitri ia kaloi firmën të birit. Ky i fundit akuzohet nga qytetari se ka ndërtuar një kat shtesë pa leje dhe se ka kërcënuar me jetë njërin prej pronarëve.

Mesazhi ish-zv/kryeministrit Berisha:
‘’ Denoncohet Narko deputeti i Edvin Mafise me te birin per ndertimin e rrezikshem, kercenimin me jete te banoreve qe guxojne te ankohen.

Ndaj te gjitha ketyre narkopolicia hesht. Per narkozyrtaret ligji nuk ekziston.

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje doktor. Ne jemi banor te pallatit ne rrugen Ali Visha. Ky pallat eshte ne Kryeqezim mjaft te frekuentuar. Pallati eshte ndertuar ne token e familjes autoktone tiranse Beja nga deputeti Robert Bitri. Sapo zoteria u be deputet ja kaloj firmen te birit. Ne si komshi jemi habitur qe ky zotri ka uzurpuar pa leje duke ndertuar ne te gjithe pjesen e taraces. Nje nga pronaret e ka denoncuar zoterine ne polici sepse ai e ka kercenuar ne tel me fjalet me te ndyra dhe deri ne kercenim per jeten e tij dhe te familjes por policia e sander kimikut nuk mundet ta preki se eshte djali i deputetit. Asnje inspektor bashkie apo policie nuk i shikon punimet qe zhivillohen ne 1 kryqezim qe njihet si ish vajguri dhe kalojne mijra njerez ne dite’’.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076251029968262
array(1) { ["section"]=> string(121) "kercenon-me-jete-kedo-qe-denoncon-shtesen-pa-leje-sali-berisha-akuzon-deputetin-e-ps-se-bashke-me-te-birin-mesazhi-181778" }