Kërcënonte 54 vjeçarin për t'i marrë lekë, arrestohet e reja në Tiranë, në pranga edhe 1 tjetër për drogë

Publikuar tek: aktualitet, më 13:35 07-07-2020 Kërcënonte 54 vjeçarin për t'i marrë lekë, arrestohet e reja në Tiranë, në pranga edhe 1 tjetër për drogë Ilustruese

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka arrestuar një 25 vjeçare në Tiranë, e cila kërcënonte një 54 vjeçar për t'i marrë lekë.

Bëhet me dije se në pranga është vënë E.R, 25 vjeçe, pasi kërcënonte H.V, 54 vjeç, për t'i marrë një shumë eurosh, ndërsa akuzohet për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Gjithashtu në Tiranë është arrestuar shtetasit E. D., 27 vjeç dhe u procedua penalisht shtetasi A. D., 43 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi në rrugën “Llambi Bonata”, Kombinat, gjatë kontrollit fizik shtetasit E. D. iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lëndë e dyshuar narkotike e llojit heroinë, ndërsa shtetasit A. D. iu gjet një sasi e vogël lëndë e dyshuar narkotike metadon. Në momentin e kapjes në flagrancë këta shtetas kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë.

Njoftimi i Policisë:

Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., 27 vjeç dhe u procedua penalisht shtetasi A. D., 43 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi në rrugën “Llambi Bonata”, Kombinat, gjatë kontrollit fizik shtetasit E. D. iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lëndë e dyshuar narkotike e llojit heroinë, ndërsa shtetasit A. D. iu gjet një sasi e vogël lëndë e dyshuar narkotike metadon. Në momentin e kapjes në flagrancë këta shtetas kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, i shtetases E. R., 25 vjeçe, sepse në mënyrë sistematike ka kanosur shtetasin H. V., 54 vjeç, për t’i marrë një shumë eurosh.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010297060012817
array(1) { ["section"]=> string(110) "kercenonte-54-vjecarin-per-t-i-marre-leke-arrestohet-e-reja-ne-tirane-ne-pranga-edhe-1-tjeter-per-droge-213122" }