Kërcimi përplas Holta Dulakun me Vjollca Hoxhën

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 10:11 11-02-2015 Kërcimi përplas Holta Dulakun me Vjollca Hoxhën Holta Dulaku dhe Vjollca Hoxha

Spektakli "Dancing with the stars'' po vazhdon edhe tani që ka mbaruar shfaqja. Dalina Buzi e revistës ''Anabel'', producentja Holta Dulaku dhe Vjollca Hoxha janë bërë pjesë e një konflikti që po bën bujë në media.

Vetëm pak para fillimit të spektaklit, Buzi nëpërmjet një shkrimi tha se fituesja e edicionit të vjetshëm të Dancing, Lori Hoxha nuk e ka marrë apartamentin e saj dhe më pas hodhi dyshime edhe mbi 50 mijë eurot e Oni Pustinës dhe Jaguarin e Enver Petrovcit.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i producentes Dulaku pas kësaj, e cila e ka quajtur Buzin "nje gjë pa gjini" e sa i takon Lorit ajo ka hedhur akuza mbi televotimin e detyruar që sipas saj i dha fitoren vajzës së Vjollca Hoxhës. Dulaku tha se burime nga ''Vizion Plus'' e kishin bërë me dije se Vjollca Hoxha, e ëma e Lori Hoxhës dhe njëkohësisht pronarë e ''Top Channel'' ka detyruar njerëz që të votonin për Lorin.

"Bën mirë që atë apartament ta shesë dhe me ato lekë të paguajë punonjësit e Top Channel që i detyroi të votonin për pronaren", -ka thënë producentja Dulaku.

Supozojmë që Holta të ketë thënë të vërtetën e votimeve për fituesen. Natyrshën na vjen të pyesim:Si e ka lejuar Holta një skandal të tillë të ndodhte para syve të saj?!

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071840286254883
array(1) { ["section"]=> string(52) "kercimi-perplas-holta-dulakun-me-vjollca-hoxhen-3012" }