Kërdia e vjedhjeve në Sarandë, këshilltari gozhdon Shefin e Krimeve: Pse erdhët me 2 orë vonëse te karburanti, bashkëpunuat me hajdutët?! (REPLIKAT E PLOTA)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:59 21-03-2018 Kërdia e vjedhjeve në Sarandë, këshilltari gozhdon Shefin e Krimeve: Pse erdhët me 2 orë vonëse te karburanti, bashkëpunuat me hajdutët?! (REPLIKAT E PLOTA) Nga Mbledhja e Keshillit Bashkiak

Cështja e vjedhjeve në qytetin e Sarandës është bërë temë diskutimi në mbledhjen e këshillit bashkiak të këtij qyteti, kur shefi i krimeve të Sarandës u prezantua para këshilltarëve Erjon Isani.

“Ndoshta në dy mbledhjet e kaluara kemi dëgjuar për hajdutë dhe ka më shumë vjedhje. Kanë ankesa për vjedhje në biznese dhe vjedhje me armë nga qytetarët. Te vjedhjet që janë bërë nuk janë të njëjtët persona. Ne kërkojmë të ulet sa më shumë vjedhja në qytet” ishte ankesa e këshilltarëve të bashkisë së Sarandës.

Newsbomb.al zbardh replikat e plota:

Shefi i krimeve:

Eshtë e vërtetë ka pasur një sëre vjedhjesh, dhe ishin te subjekte të thjesha të pasiguruara. Pas një pune goxha të madhe u bë e mundur kapja e dy prej tyre dhe dy të tjerë janë në kërkim. Ne po shohim edhe trendin e uljes. Shumicat e bizneseve, duke mos u bazuar tek ligji I ri, nuk kanë marrë masa. Në sistemet e alarmeve, rojeve dhe qepeneve. Duke falenderuar edhe aktorët e tjerë ne kemi bërë të mundur, uljen e numrit të vjedhjeve. Po të vazhdojmë kështu do të kemi rezultate. Këta personazhe janë objekt i policisë dhe jo vetëm. Shumica e tyre janë përsëritës. Dhe keta janë përdporues të lëndëve të ndrysme që nuk procedohen nga ligji. Do gjejmë dhe metoda të tjera për ngjarjet.

Këshilltari:

Në lidhje me gjobat që vendos policia qytetarëve të Sarandës. Ankohen dhe duhet të kenë të drejtë në disa rrugë të qytetit dhe hanë gjoba kur rrinë nëpër farmaci pesë minuta. Ka tendencë për të vjelur gjoba për shtetin. Për alkol nuk kundërshtojmë gjobat…por janë të rreptë në gjobat në parkime…nuk është nevoja të jeni aq aktivë për të vënë gjoba…jo të bëni sy qorr, por të shikoni si gjobat dhe pjesën tjetër…këtë ta jap si këshillë…

Duhet domosdo njësia “Shqiponja” gjatë gjithë vitit dhe jo vetëm një muaj…jut ë bëni kërkesë sepse këtu ka mbipopullim gjatë verës. Nga prilli në tetor të ketë, shqiponja këtu.

Kemi dhe një shqetësim tjetër me shefat me motorrët e sirenat gjatë verës. Kur ka turistë bëhet zhurmë nga mëngjesi deri në darkë me sirenat…nuk ndizet sirenat për qarkullimin…

Shefi i krimeve:

Në lidhje me pyetjen e parë për gjobat: në ligjin e policisë rrugore, është e përcaktuar qartë. Ai quhet burim aksidenti., qëndrimi i një mjeti në një vend të pakontrolluar është burim aksidenti. Nuk merret masë për të mbushur arkën…do të shikojmë këtë pjesë të tolerancës. Ne jemi për qytetarët nuk jemi për të mbushur arkën e shtetit.

Për pijet alkolike, është prioritet për parandalim ngjarjesh kriminale. Kjo sjell raste të rënda. Një aksident që ikin larg qoftë shumë persona vetëm se policia nuk arrestoi një me pije alkolike.

Njësia “Shqiponja”: policia e shteit po bën riorganizim të strukturës së saj për të krijuar një njësi këtu. Njësitë kanë qenë në drejtori dhe jo në komisariate. Ka të tjera procedura se do buxhet.

Lëvizjet me sirena…po ta dini në behar ka shumë persona dhe kjo bëhet me qëllim të mirë për lirimin e rrugëve. Po edhe këtë do ta mbajmë shënim për sezonin tjetër.

Përparim Ahmeti, këshilltar:

Lidhur me sezonin… cfarë masash keni marrë për të ngritur një patrullë në Ksamil se në verë aty bëhen 40 mijë banorë. Problemi kryesor në Ksamil janë zhurmat dhe të ngrihen patrulla për ta parë me prioritet ksamilin.

Shefi i krimeve:

Cdo sezon ngrihet një postë policie. Do ta marrim në konsideratë. Ne vitin e kaluar kemi bashkëpunuar dhe me policinë bashkiake. Ka shërbim 24 orë.

Basho, këshilltar:

Derisa të kalojë me edukatë cdo drejtues automjeti dhe masat të jenë më të mëdha. A ka mundësi që gjykimi I shkeljeve të rregullave të bëhet në Sarandë? Sepse shkon kosto e madhe vajtja në Vlorë sesa masa e ndëshkimit…

Shefi i krimeve:

Në lidhje me riorganizimin dhe do shihen të gjithë problematikat. Është e vërtetë fakti se nuk vendosim ne për masat e tjera se shkojnë në Vlorë. Do ta ngremë këtë shqetësim në instance të larta.

Florjana Koka, kryetarja e Bashkisë:

E kemi njësoj shqetëismin për mbarëvajtjen në sezon veror. Sepse jeta ndryshon nga pjesa tjetër e vitit. Unë jam e vetëdijshme që do ta plotësoni shqetësimin. Unë jam e shqetësuar për kohën. Në sezonin e verës ju keni shqetësim për akomodim. Ju keni dhe ne kemi që të vini policë dhe inspektorë qarkullimi. Eshtë një zonë shumë e madhe dhe me verën. Sepse mësyhet nga turistët dhe vizitorët. Do të doja të dija sa shpejtë do mbarojë riorganizimi?

Shefi krimeve:

Duke ju falenderuar edhe vitin e kaluar, sepse ju na keni mbështetur për fjetjen…shpresoj se këtë vit të na ndihmoni, cdo vit po ashtu edhe sivjet bëhet një plan I detajuar. Edhe me punonjës të tjerë. Vjet bëmë një kërkesë dhe punonjësit bazë do të vijnë që në fillim të sezonit. Shqiponja dhe forca të tjera…këto janë në fillim të sezonit. Nga mesi I sezonit do të vijnë pjesë më e lartë për konflikte specifike. Ne kemi shumë të huaj, sepse me thënë të drejtën, kinezce nuk di njeri në komisariatin e policisë…ndaj kemi edhe përkthyes për të qenë më pranë turistëve. Do të kërkojmë ndihmë nga drejtoria qendrore e policisë.

Shpëtim Ahmeti, këshilltar:

Ju thatë se bizneset nuk marrin masa. Bizneset janë mbushur me qepena. Po marr shkas nga vjedhja e pikave të karburanteve një prej karburanteve e kam dhe unë. Erdhët me dy orë vonesë. Erdhët vetë apo ishte bashkëpunim me hajdutët? Zbulueshmëria e krimit, kemi parë që në qytetin e sarandës, që jepen me iniciale. Më duket se ka fshehje në polici…Në orët e para të mëngjesit se unë dal herët, qyteti i Sarandës ka kaos…Ka të droguar, të alkolizuar…Dhe makinat e qarkullimit hapin rrugën në drejtim të kundërt. Mendoj se janë masa që të ndërmerren…vjedhje do ketë, por si do gjenden…

Shefi krimeve:

Falemnderit kameras tënde te biznesi yt, unë arrita të zbardh ngjarjen. Por emër mbiemër për shkak të mbledhjes së të dhënave nuk i japim dot emrat. Falë kameras tuaj, ne dokumentuam ngjarjen. Ata ishin vendalinj që kryen aktin brutal. Për një kohë rekord, për tre ditë arritëm ta zbardhim ngjarjen.

Nuk janë të paktë njerëzit që kemi ndaluar për pije alkolike që dalin nga lokalet e natës. Mund të sjellin pasoja të rënda. Edhe ne e kemi shumë shqetësim. Nuk mund ta lëmë vetëm te policia. Do përcaktojmë vendet strategjike.

Këshilltari:

Problemet e rendit dhe sigurisë janë të shumta…E para, nuk ka shifra. Sa është numri I vjedhjeve që keni dokumentuar vjet? Dhe duke qenë se jemi para sezonit turistik, cilat janë masat që keni marrë…Se mund të vëmë edhe kamera në hyrje të qytetit…Eshtë një metodë që mund të parandalojë krimet…

Shefi krimeve:

Ne kemi marrë një sërë masash por janë edhe disa gjëra teknike dhe secret dhe unë nuk mund ti shpjegoj. Duke parë rritjen, ne kemi marrë masat e shtimit të numrit të shërbimeve. Si rezultat I tyre kanë ardhur dhe rezultatet. Ne cdo vit bëjmë analizën vjetore për numrin e veprave penale dhe ju mund të merrni raportin. Ne lidhje me sugjerimet tuaja do ti marrim në konsideratë, edhe pse ka pengesa ekonomike. Ka pasur një plan me bashkinë për të vendosur kamera në pika kyce. Për efekt ekonomik nuk është bërë.

Florjana Koka:

Projekt për kamera në rrugët kryesore të qytetit, por ishte një buxhet relativisht I madh për ne. Ishte një project mbi 40 mijë euro. Po të flasim për kamera në objekte dhe godina shkollore do të jetë me server të bashkia.

Këshilltari:

Të paktën në hyrje të qytetit të ketë kamera. Sot një kolegu ynë mungon për këtë arsye. Para tre ditësh I kanë vjedhur shtëpinë dhe nuk ka ardhur sot në mbledhje për këtë arsye…sepse I kanë vjedhur shtëpinë. Hajduti gjen shesh e bën përshesh. Ne duam të riparojmë ato që bëhen. Si vëmë dot të gjitha kamerat? Jo. Atëherë vendosim një kamer në hyrje.

Shefi i krimeve:

Ka shumë persona që ne i arrestojmë dhe i nxjerrin gjykatat. Por si qytetarë unë mendoj se cdonjeri duhet të ndihmojë sadopak. Të mos mendojmë vetëm për atë që bën policia.

Këshilltari:

Në periudhën e verës kemi numër shumë të madh turistësh por edhe makinash. Por c’kam vënë re gjatë viteve. Policat e qarkullimit rrugor që nuk janë të qytetit Sarandë janë shumë të ashpër me turistët dhe kjo na prish shumë punë. Sillen me arbitraritet…Klientët ndoshta vërtet janë gabim, por gjithsesi të presin me sëpatë, me gjoba. Nesër kur të ikin do ikin me përshtypje të keqe. Ne vec bizneseve dhe ngarkesave tona, edhe ata duhet të jenë tolerantë, ti respektojnë dhe të mos kalojnë në fazën e fundit të gjobitjes. Të këshillohen të gjithë…Kemi shkuar në shtete të tjera dhe policia na udhëzon dhe jo na gjobit.

Shefi krimeve:

Një nga detyrat cdo mëngjes, dhe një nga detyrat që kemi udhëzim edhe nga ministri, kemi komunikimin me qytetarët. Ne do ta vëmë në zbatim sugjerimin tuaj. / newsbomb.al

news.jpg

news1.jpgnews2.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Një minutë kohë do futemi në Kryeministri”... Turma e protestuesve kërcënon Ramën
Protestuesit "mësyjnë" Kryeministrinë, ja ç’po bën Rama në zyrën e tij »
Article Logic
Execution time: 0.014262914657593
array(1) { ["section"]=> string(156) "kerdia-e-vjedhjeve-ne-sarande-keshilltari-gozhdon-shefin-e-krimeve-pse-erdhet-me-2-ore-vonese-te-karburanti-bashkepunuat-me-hajdutet-replikat-e-plota-114001" }