Kërkesa e PD për largimin nga ‘Zgjedhorja’, Gjiknuri: Absurditet, jam thjesht përfaqësues i PS në atë tryezë

Publikuar tek: politike, më 20:50 10-10-2019 Kërkesa e PD për largimin nga ‘Zgjedhorja’, Gjiknuri: Absurditet, jam thjesht përfaqësues i PS në atë tryezë Damian Gjiknuri, bashkekryetar i Komisionit per Reformen Zgjedhore

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri thotë se kërkesa e PD për largimin e tij nga ajo tryezë dialogu është absurditet dhe se po sulmohet politikisht.

“Kjo është një përrallë, justifikim, absurditet. Unë skam ndonjë pushtet të madh aty, jam përfaqësues i PS. Pastaj unë as jam dënuar as jam thirrur nga prokuroria, as kam ndonjë proces gjyqësor të hapur me drejtësinë. Jam sulmuar politikisht”, tha Damian Gjiknuri në ABC News.

Më tej, Gjiknuri u shpreh se pavarësisht se i duket absurditet kërkesa e PD, ai i qëndron premtimit të bërë, për tu larguar nëse ai është kusht që opozita të kthehet në tryezën e dialogut për Reformën Zgjedhore.

“Unë kam thënë, ata le të vijnë aty dhe unë do largohesha, nuk është e drejtë por do largohesha. Po të isha unë pengesa e vetme, në fillim e thash dhe i qëndroj. Por PD nuk e ka me mua, e ka me Parlamentin në tërësi dhe me Komisionin”, shtoi Damian Gjiknuri, bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026507139205933
array(1) { ["section"]=> string(110) "kerkesa-e-pd-per-largimin-nga-zgjedhorja-gjiknuri-absurditet-jam-thjesht-perfaqesues-i-ps-ne-ate-tryeze-181568" }