Kërkesa e PS për ndryshimin e rregullores, Balla nxjerr bllof Bashën: S'di të bësh dallimin, Lulzim! S’ke faj, je deputet i ri

Publikuar tek: politike, më 13:49 18-01-2018 Kërkesa e PS për ndryshimin e rregullores, Balla nxjerr bllof Bashën: S'di të bësh dallimin, Lulzim! S’ke faj, je deputet i ri

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla i është përgjigjur kryetarit të PD, Lulzim Basha lidhur me kërkesën e socialistëve për ndryshimin e rregullores.

Balla ironizon deklaratën e Bashës, i cili në një dalje për mediat tha se PS po bën ndryshimin e ligjit, sipas tij për mbrojtjen e Saimir Tahirit.

Ndërkohë, Taulant Balla sqaron në një dalje për mediat se nuk bëhet fjalë për ndryshim ligji, por të rregullores së kuvendit, që ka të bëjë me funksionimin e institucioneve brenda kuvendit dhe punës së përditshme.

“Më vjen keq që Lulzim Basha, si deputet i ri i Kuvendit s’bën dot ndryshimin mes rregullores së kuvendit dhe ligjit, funksionimin e institucioneve brenda kuvendit dhe punës së përditshme.

Ndryshimet e rregullores kanë të bëjnë me dosmosdoshmërinë e momentit për të reflektuar në rregullore ndryshime kushtetuese të bëra prej disa vitesh. Në propozime janë sjellë ndryshime kushtetuese të 2012, 2016, në kodin e procedurës penale, edhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Ka qenë kërkesë e kahershme kur kuvendi është gjendur në situatën që cilën prej akteve të respektonte kushtetutën apo rregulloren e kuvendit, sigurisht kushtetuta.

Para pak muajsh në këshillin e mandateve për Saimir Tahirin nëse këshilli i mandateve do referuar rregullores do kishte qenë një gabim dhe i është referuar kushtetutës.

Para kësaj situate, përmbledhja e ndryshimeve kushtetuese, vendimeve e gjykatës kushtetuese me qëllim që institucioneve e këshillit mandateve, rregullores dhe rendit të ditës të rregullohen që detyrimi ynë për ta patur rregulloren në reflektim të plotë të jetë vijuese.

I kemi votuar ndryshimet kushtetuese një vit më parë për kufizimin e imunitetit të deputetit.

Pra, po sjellim rregulloren në linjë me kushtetutën që u votua me 140 vota më 22 korrik 2016 dhe s’po ndryshojmë ligj Lulzim.

E mirëkuptoj Bashën, deputet i ri se nuk e njeh rregulloren e kuvendit. E sqarojmë se nuk ka ligj, është rregullorja e kuvendit për tu vendosur në shinat e kushtetutës.

DEKLARATA E BASHËS

Ata që prisnin arrestimin e peshqve të mëdhenj, duhet të kënaqen me cironka, ligji propozon që gjykata të jetë kuvendi, prokuroria t’i paraqisë provat në Kuvend e kryegjyqtari të jetë Edi Rama.

Me këtë akt, Edi Rama po kthen në ligj modelin me të cilin mbrojti Saimir Tahirin. Rama shndërroi Kuvendin në gjykatë dhe s’e lejoi Tahirin të përgjigjej në gjykatë, me këtë model po zhbën shtyllën kryesore të reformës në drejtësi që gjyqtarët e prokurorët të vënë para drejtësisë politikanët e korruptuar, po merr masat që asnjë ministër i korruptuar, asnjë deputet i zhytur në krim, mos dalë para drejtësisë por të mbrohet”, tha Basha nga selia blu ndërsa u bëri thirrje shqiptarëve t’i bashkohen protestës më 27 janar.

“PD do e kundërshtojë fuqishëm këtë akt që ka si synim zbërejn e reformës në drjetësi dhe asnjë peshk i madh mos dalë para gjykatës. Nga 18 dhjetori Edi Rama e mazhoranca është në panik të thellë, po bëjnë gjithçka për t’u mbrojtur nga reforma në drjetësi.

Vota kundër ka në dorë opozita, pjesën tjetër e ka populli që i ftoj të bashkohet më datë 18 janar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011759042739868
array(1) { ["section"]=> string(128) "kerkesa-e-ps-per-ndryshimin-e-rregullores-balla-nxjerr-bllof-bashen-s-di-te-besh-dallimin-lulzim-s-ke-faj-je-deputet-i-ri-107017" }