Kërkesa e SHBA për zgjidhjen e ngërçit në Kushtetuese, Presidenca sulmon Ambasadën: Mjaft më “Rule of Embassy”

Publikuar tek: aktualitet, më 09:30 21-11-2019 Kërkesa e SHBA për zgjidhjen e ngërçit në Kushtetuese, Presidenca sulmon Ambasadën: Mjaft më “Rule of Embassy”

Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta ka reaguar pas kërkesës së Ambasadës së SHBA në Tiranë që çështja e Gjykatës Kushtetuese t’i dërgohet Komisionit të Venecias.

“Garantët e veprimeve të paligjshme dhe mafioze të Dvoranit e kanë marrë mbrëmë përgjigjen zyrtare në një bisedë zyrtare tepër të përgjegjshme të Kryetarit të Shtetit.

Tymi i Venecias që hodhi me porosi të Ramës, Ambasadori në ikje i Agaçit pak ditë më parë, është turpi më i fundit i grupit të strukturuar diplomatik në Tiranë, bashkëfajtor për dhunimin sistematik të Reformës në Drejtesi dhe me qëllim kapjen e saj të plotë nga Regjimi monist i Edi Ramës.
Mjaft më “Rule of Embassy”. Është koha për “Rule of Laë” si çdo vend demokratik.
Rruga e Elbasanit të çon në Elbasan dhe Rama e përdor dhe për në Xibrakë!
Rruga e Kavajës të çon në Kavajë!
Vetëm rruga e Kushtetutës na çon në Europën e Bashkuar!”, shkruan Blushi.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020321130752563
array(1) { ["section"]=> string(113) "kerkesa-e-shba-per-zgjidhjen-e-ngercit-ne-kushtetuese-presidenca-sulmon-ambasaden-mjaft-me-rule-of-embassy-186658" }