Kërkesa për largimin e Ruçit, Vasili: Nëse ikën kryetari tjetër është gati

Publikuar tek: politike, më 14:55 11-01-2018 Kërkesa për largimin e Ruçit, Vasili: Nëse ikën kryetari tjetër është gati

Në një deklaratë për shtyp Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petri Vasili ndër të tjera ka kërkuar largimin e Gramoz Ruçit nga kreu i Kuvendit.

Ndërsa, sipas Vasilit nëse Ruçi largohet kryetari është gati, atë punë di ta bëjë mirë Taulant Balla, siç e quan ai.

“Opozita ka kërkuar që Kryetari i Kuvendit të largohet. Ai ka një kryetar plotësues që është Taulant Balla. Nëse ikën Ruçi kryetari është gati. E bën këtë punë Taulant Balla”, shprehet Vasili

Më shumë nga fjala e Vasili:

Ne jemi të prerë se seanca e fundit parlamentare ishte një seancë e kapjes së shtetit. Prandaj opozita ka kërkuar që kryetari i Kuvendit të largohet,  pasi ai ka një kryetar plotësues që është Taulant Balla. Nëse ikën Ruçi kryetari është gati. E bën këtë punë Taulant Balla. Ndaj ne jemi këtu që ta mbështesim këtë dorëheqje ta kryejë si duhet dhe të mos e vërë në atë pozicion qesharak kryetarin e Kuvendit. Ndaj në mënyrë të prerë qëndrimi jonë është mbështetja e reformës në drejtësi dhe do të mbështetsim reagimin qytetar që do kulmojë në 27 janar dhe nuk do bëjmë anjë kompromis me shtetin e mafias. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012208223342896
array(1) { ["section"]=> string(79) "kerkesa-per-largimin-e-rucit-vasili-nese-iken-kryetari-tjeter-eshte-gati-106190" }