Kërkesa për ndryshimin e sistemit, Murrizi: Do vendosim në provë Metën për REFERENDUMIN, votat i kemi

Publikuar tek: politike, më 00:35 18-01-2020 Kërkesa për ndryshimin e sistemit, Murrizi: Do vendosim në provë Metën për REFERENDUMIN, votat i kemi Deputeti Myslim Murrizi

Deputeti Myslim Murrizi shprehet se për ndryshimin e sistemit zgjedhor kanë gati dosjen dhe firmat dhe do t'ja çojnë presidentit Meta, në mënyrë që ta provojnë në lidhjet me deklaratat për referendum popullor.

"Listat e hapura janë i vetmi rast për të rrëzuar Ramën nga pushteti. Kjo që po bëjnë këta është një çorbë e prishur. Do ta vendosim në provë edhe Presidentin sa seriozisht e ka për referendumin. Kemi gati dosjen me firmat do ia çojmë. Shqiptarët ta vendosin me referendum sistemin zgjedhor. Nëse Basha kërkon ndryshim të sistemit, unë do i kërkoj falje në foltoren e Kuvendit dhe te kali i Skënderbeut. Nëse do e artikulojë ndryshimin e sistemit do i kërkoj falje. Kam propozuar listat e hapura kombëtare, vetëm kam qejf mazhoritarin për përplasje kokë më kokë", u shpreh Murrizi në emisionin "Pa protokoll".

Gjithashtu, Murrizi deklaroi se draftin që do të bien dakord palët në tryezën e reformës nuk do ta votojë as nëse do të marrin urdhër nga ambasada e SHBA-së. "Jo! Mua nuk ka ambasadë që më bën presion as me vizë dhe as me viç", tha ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0084729194641113
array(1) { ["section"]=> string(105) "kerkesa-per-ndryshimin-e-sistemit-murrizi-do-vendosim-ne-prove-meten-per-referendumin-votat-i-kemi-192399" }