Kërkimi i gazit në Qipro, Greqia akuza Turqisë për shkelje të ligjit ndërkombëtar

Publikuar tek: bota, më 18:51 17-06-2019 Kërkimi i gazit në Qipro, Greqia akuza Turqisë për shkelje të ligjit ndërkombëtar Presidenti turk Erdogan dhe kryeministri grek Aleksis Tsipras

Pas akuzave se Turqia po shton aktivitetin në kërkimin e gazit në ishullin mesdhetar të Qipros, Greqia ka paralajmëruar penalitete kundër Ankarasë.

Ndërkohë nga ana tjetër Turqia po pretendon se është në të drejtën e saj që të shfrytëzojë zonat ekonomike që i përkasin.

Një anije turke e pajisur me sonda shpimi është ankoruar në Qipro prej muajit maj, me synimin për të shfrytëzohen rezervat e gazit të zbuluara në vitin 2011.

Kryeministri grek, Aleksis Cipras, tha se pala greke dhe ajo qipriote po bashkërendojnë aksionet diplomatike kundër Ankarasë.

Muajin e kaluar Brukseli dhe Shtetet e Bashkuara apeluan Turqinë të rimendojë planet për kërkime gazi në Qipro.

Presidenti turk Erdogan nuk e fshehu në fundjavë zhgënjimin me pozicionin e Francës.

Ankaraja pretendon se zona gazmbajtëse në brigjet perëndimore të Qipros është pjesë që i takon asaj.

Në rajon operojnë edhe tre kompani franceze, italiane dhe amerikane të cilat kërkojnë gaz dhe hidrokarbure rreth Qipros.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025581121444702
array(1) { ["section"]=> string(87) "kerkimi-i-gazit-ne-qipro-greqia-akuza-turqise-per-shkelje-te-ligjit-nderkombetar-168597" }