Kërkimi për naftë, Shell nis shpimin në Shpirag 3: Investim 72 milion euro

Publikuar tek: ekonomi, më 11:03 24-06-2016 Kërkimi për naftë, Shell nis shpimin në Shpirag 3: Investim 72 milion euro

Kërkimi për naftë, kompania  Shell nis shpimin në Shpirag 3 me një investim me vlerë 72 milion euro.

Lidhur me këtë investim ka folur edhe shefi i kabinetit Edi Rama i cili tha se Shell është një mesazh i qartë edhe për kompanitë e tjera që duan të investojnë këtu për të ndërtuar Shqipërinë e gjeneratës tjetër. Marrëdhënia e re mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë Shell është një përputhje ekzemplare mes fjalës dhe veprës.

Shell ka pranuar politikën e kësaj qeverie. Me nënshkrimin e marrëveshjes Shell vazhdon të investojë në Shqipëri ndërkohë që në terësi investimet në tregun e naftës kanë pësuar  ulje për shkak të cmimit. Shell është një flamur për të tërhequr vëmendjen e kompanive të tjera.  Marrëveshja jonë e re është një mesazh i qartë për investitorët e huaj. Për ata që duan të investojë në Shqipëri jo për tja hedhur popullit shqiptar, apo për të përfituar, Shqipëria është e hapur, është një vend i sigurtë”, tha kryeministri Rama në fjalën e tij. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.036871910095215
array(1) { ["section"]=> string(78) "kerkimi-per-nafte-shell-nis-shpimin-ne-shpirag-3-investim-72-milion-euro-44455" }