Arrestohet një person në Tiranë i shpallur në kërkim me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.
Sipas policisë, shtetasi Gëzim Guraj, 38 vjeç, banues në Koplik u vu në pranga sepse autoritet gjyqësore Italiane me vendim të datës 18.04.2016, kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatat kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.