Kërkohej nga drejtësia italiane, arrestohet në Berat 44 vjeçari (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:15 22-05-2019 Kërkohej nga drejtësia italiane, arrestohet në Berat 44 vjeçari (EMRI)

Policia e Beratit ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për veprat penale 'Organizatë kriminale' dhe 'Trafikimi i lëndëve narkotike'.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas një pune të mirëorganizuar, bënë kapjen dhe arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit:

-Gazmir Polovina alias Gazmend Polovina alias Julian Bebri, 44 vjeç, banues në Berat.

Gjykata e Milanos në Itali në Mars të vitit 2013 e ka dënuar me 15 vite burg, për kryerjen e veprave penale "Organizat Kriminale" dhe "Trafikim i lëndëve narkotike", parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Ky shtetas në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë dhe italianë të organizuar si grup kriminal kanë qenë të përfshirë në trafik ndërkombëtar të heroinës dhe kokainës.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprime të mëtejshme.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.051785945892334
array(1) { ["section"]=> string(74) "kerkohej-nga-drejtesia-italiane-arrestohet-ne-berat-44-vjecari-emri-165229" }