Kërkohej nga drejtësia italiane, arrestohet në Kavajë 35-vjeçari

Publikuar tek: aktualitet, më 09:43 01-09-2017 Kërkohej nga drejtësia italiane, arrestohet në Kavajë 35-vjeçari

Është ndaluar nga policia shqiptare 35 vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane për veprën penale "Trafikim i paligjshëm i lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope".

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, Seksioni i Kërkimit pranë Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në sajë të informacioneve që dispononin dhe punës së mirëorganizuar, pas kontrollit të ushtruar në banesë në fshatin Kryemëdhej (Kavajë), kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit me iniciale Xh. K, 35 vjeç, banues në fshatin Kryemëdhej Kavajë.

Ndalimi i tij është bërë i mundur pasi ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma në datë 26.04.2016, pasi Gjykata e Hetimeve Paraprake Milano (Itali ) me vendimin e datës 01.04.2016 ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg për veprën penale"Trafikim i paligjshëm i lëndëve narkotike & substancave psikotrope", parashikuar nga nenet 110 të Kodit penal italian dhe nenet 73 paragrafi 1 i ligjit 309/1990.

Maksimumi i dënimit është deri në 20 vjet burg. Ky shtetas u shoqërua në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë që nga shërbimet e policisë po vazhdon puna për sekuestrimin e pronave dhe aseteve pasurore që disponon.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.52564811706543
array(1) { ["section"]=> string(69) "kerkohej-nga-drejtesia-italiane-arrestohet-ne-kavaje-35-vjecari-90827" }