Kërkohej nga Interpoli, arrestohet gruaja e 'Mirit të Xhikës' (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 17:12 05-04-2018 Kërkohej nga Interpoli, arrestohet gruaja e 'Mirit të Xhikës' (EMRI) Manjola Prifti

Policia e Tiranës në bashkëpunim me Interpolin, ka bërë të mundur arrestimin e ish-gruas së Mirit të Xhikës, Manjola Prifti.

43 vjeçarja Prifti, u arrestua ditën e djeshme nën akuzën e pjesëmarrjes në organizata kriminale. Manjola Prifti mësohet se ishte dënuar me 7 vite burg nga policia italiane, ndërsa është arrestuar në Tiranë me qëllim ekstradimi.

Prifti është arrestuar edhe një herë tjetër në vitin 2012, ndërsa Miri i Xhikës është ekzekutuar 9 vite më parë në ambjentet e ‘Kartodromit’ në Lundër. 

Miri i Xhikës” emri i vërtetë të cilit është Fatmir Rama është cilësuar si i forti i Shqipërisë, pasi ishte bërë njeriu më i fuqishëm në Shqipëri dhe më i pasuri.

Ne vitin 2002 vetë Fatos Nano shkonte tek “Kartodromi” resorti i Mirit të Xhikes. Thuhet se Nano është konfliktuar dhe përzënë nga vetë Fatmir Rama, sepse shmangte faturat, sipas raportimeve të disa viteve më parë. Në vitin 2003 ai u vra, sipas “gojdhënave” nga hakmarrja e politikës së ndyrë shqiptare. Nga biznesi i tij i drogës numëroheshin në vit 80 milion euro fitime neto. 

NJOFTIMI I POLICISË:
Policia e Tiranës në bashkëpunim me Interpol Tirana kanë bërë arrestimin provizor me qëllim ekstradimi të shtetases: Manjola Prifti, 43 vjeç, banuese në Tiranë. Kjo shtetase ishte e shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi:

Autoritetet Gjyqësore Italiane, e kanë dënuar shtetasen Manjola Prifti me 7 vjet, 3 muaj dhe 15 ditë burg, për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike” bazuar në nenin 110 të Kodit Penal Italian dhe Neni 73 e 74 të Dekretit të Presidentit Italian nr. 309/90. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Opozita mbledhje URGJENTE, çfarë paralajmërojnë për SOT kuksianët
Aksident i rëndë në Kamëz, makina përplas këmbësorin »
Article Logic
Execution time: 0.011894941329956
array(1) { ["section"]=> string(70) "kerkohej-nga-interpoli-arrestohet-gruaja-e-mirit-te-xhikes-emri-115822" }