Policia Kufitare e Bolonjës ka arrestuar sot një shtetas shqiptar 37 vjeçar i cili kërkohej nga Interpoli.
Mësohet se nga gjurmimi në bazën e të dhënave 37 vjeçari shqiptar rezultonte se kërkohej ndërkombëtarisht nga Interpoli argjentinas, transmeton newsbomb.al.
Policia e Bolonjës e arrestoi shqiptarin në momentin kur ky i fundit zbarkoi në aeroportin Marconi nga Tirana.
Shtetasi shqiptar, ende i pa indentifikuar nga mediat shqiptare, posedonte një pasaportë shqiptare dhe deklaroi se në Itali kishte ardhur për turizëm, transmeton newsbomb.al.
Ai akuzohej se kishte marrë pjesë në trafikun e një ngarkese 22 kilogramëshe në Evropë, duke e fshehur drogën në rroba.
Bëhet me dije se shtetasi shqiptar kishte ndërruar mbiemrin e tij duke e bërë të vështirë identifikimin.
Pasi u konstatua identiteti i shtetasit shqiptar, i cili ndërkohë kishte ndryshuar mbiemrin e tij duke e bërë të vështirë identifikimin./ Newsbomb.al.